Man Utd vjen me super-transferim në verë

Futboll

Man Utd vjen me super-transferim në verë

Më: 17 prill 2020 Në ora: 00:05
Ilustrim

Manchester United po shprehin interesim të madh për James Rodriguez.

Anëtari i skuadrës së Real Madrid, James Rodriguez, pritet të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, gjatë dritares së transferimeve të verës.

Kolumbiani nuk po arrin të bëjë një vend në formacionin e Zinedine Zidane dhe do të kërkojë një skuadër të re.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, agjenti i James është në bisedime me Manchester United.

Rodriguez lidhej edhe më parë me një kalim të mundshëm tek United dhe këtë lëvizje mund ta finalizojë gjatë verës.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e United dhe cilat do të jenë kërkesat e ‘Los Blancos’, për kartonin e kolumbianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat