Fakte tronditëse për të dashurin e nënës së Neymarit

Futboll

Fakte tronditëse për të dashurin e nënës së Neymarit

Më: 17 prill 2020 Në ora: 12:02
Nena e Neymarit dhe Tiago Ramos

Ditët e fundit, marrëdhënia e re befasuese e nënës së Neymar me një 22-vjeçar, pra 30 vjet më të ri se ajo, është në faqet e të gjitha mediave. Meqenëse lajmi u zbulua përmes një fotografie të bukur, që të dy ndanë në profilet e tyre përkatëse në Instagram, lajmet për të kaluarën futbollistike të Tiago Ramos, apo dashurinë e tij për videot në TikTok kanë vazhduar intensivisht.

Në orët e shkuara, disa nga marrëdhëniet e tij të fundit kanë dalë në dritë. Nga Brazili sigurojnë se ai kishte një lidhje edhe me kuzhinierin e Neymarit.

Sipas “Extra” dhe “Lance”, i riu që ka rënë në dashuri me Nadine Gonçalves është biseksual. Në të kaluarën ishte në lidhje me njeriun influent, Carlinhos Maia. Po kështu, atij i është zbuluar një lidhje trepalëshe me Hans Madrid, Raphael Stemberg dhe Irinaldo Oliver. Ky y fundit ka dhënë një intervistë për gazetën “O Día”, në të cilën shpjegon disa detaje mbi idilin që përjetoi me Tiago:

“Unë isha me të nga viti 2017 deri në mesin e 2018-s. U befasova nga ky lajm, në lidhje me marrëdhënien e tij të re, ndaj telefoni im nuk ka ndalur së rëni. Fillova të shoh fotografinë e tij me nënën e Neymar, jam i habitur. Unë gjithmonë e dija se pëlqente edhe femrat, por kurrë nuk e kam parë me asnjërën. Ai ka qenë gjithmonë biseksual, përherë pëlqente femrat në moshë. Kur mbaruam lidhjen, më bëri “block” në gjithçka, por është një djalë shumë i ëmbël”.

Nga ana e tij, Hans Madrid shpjegoi për portalin “Extra” lidhjen që kishte me Tiago Ramos: “Ne kemi pasur një marrëdhënie trepalëshe dhe nuk e kemi fshehur kurrë atë. Në gusht 2018, ai erdhi të jetojë me ne”. Përveç kësaj, gazeta “Lance” siguron se i riu, gjithashtu, kishte pasur një lidhje me Carlinhos Maia, i cili ka më shumë se 16 milionë ndjekës në Instagram, dhe me kuzhinierin e Neymar, Mauro, i cili i ka fshirë të gjitha fotot, që nga momenti kur u bë publike lidhja e re me nënën e yllit brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat