A do ta kemi Messin në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm?

Futboll

A do ta kemi Messin në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm?

Më: 17 prill 2020 Në ora: 13:07
A do ta kemi Messin në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm?

Quique Setien, trajneri i Barcelonës kërkon të ketë me çdo kusht edhe sezonin e ardhshëm në skuadrën e tij Lionel Messin. Numri 1 i stolit blaugrana në një intervistë për Cadena Ser u është përgjigjur pyetjeve lidhur me të ardhmen e yllit argjentinas që është vendosur në dyshim në javët e fundit, si dhe përforcimeve të mundshme në sulm me dy emra me peshë si Neymar dhe Lautaro Martinez.

“A do ta kem Messin në skuadër edhe sezonin e ardhshëm? Shpresoj shumë, do ta bindim të qëndrojmë duke i prezantuar se kemi një projekt fitues”. Fjalë këto të Quique Setien, por për të patur një projekt fitues duhet të afrohen lojtarë të rëndësishëm dhe trajneri i Barcelonës nuk e fsheh diçka të tillë. “ Neymar apo Lautaro Martinez? Për mua janë shumë mirë të dy”.

Setien në këtë intervistë ka shprehur edhe admirimin e tij për Philipe Coutinhon, por në të njëjtën kohë ka thënë se Barça ka dhënë në huazim edhe Rafinhan e Alenan dhe nuk mund të qëndrojnë të gjithë te blaugranat.

Në fund një mendim edhe për Ivan Raktic për të cilin Setien ka thënë fjalët më të mira. “ Unë nuk kam patur kurrë informacione se Ivan dëshiron të lërë klubin. As ai nuk ma ka thënë asnjëherë diçka të tillë. Me mua në skuadër ai ka luajtur shumë dhe do vazhdojë ta bëjë”, theksoi trajneri i Barcelonës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat