Mungon marrrëveshja me Lokomotivën

Futboll

Mungon marrrëveshja me Lokomotivën

Më: 17 prill 2020 Në ora: 14:55
Mungon marrrëveshja me Lokomotivën

Inter ka pasur bisedime intensive në ditët e fundit me Lokomotivën e Moskës sa i përket shitjes se kartoni të Joao Marios. Portugezi është pjesë e rusëve, por është i huazuar.

Zikaltrit kërkojnë 18 milionë euro të paktën, ndërsa Lokomotiva ofron 3 më pak, pra 15 milionë. Nga kjo situatë ka përfituar Betis, që sipas mediave në Spanjë është futur në garë.

Klubi andaluz është gati të plotësojë kërkesat e italianëve dhe mund të ofrojë deri në 18 milionë euro. Problemi qëndron te dëshira e lojtarit, i cili është përshtatur mirë në Rusi. Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet ngërçi. 

Mungon marrrëveshja me Lokomotivën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat