Pearce ka një fjalë për klubi anglez në lidhje me Xherdan Shaqirin

Futboll

Pearce ka një fjalë për klubi anglez në lidhje me Xherdan Shaqirin

Më: 17 prill 2020 Në ora: 15:14
Pearce ka një fjalë për klubi anglez në lidhje me Xherdan Shaqirin

Gazetari i The Athletic për Liverpoolin, James Pearce, ka sugjeruar që klubi anglez duhet ta mbajë në skuadër Xherdan Shaqirin e jo ta shesë atë këtë verë nëse s’merr ofertë të mirë, pasi që mund ta shesë verën e ardhshme për ndonjë ofertë më të mirë.

Gjatë dy vjetëve në Anfield, anësori nga Gjilani nuk ia ka dalë të zërë vendin e titullarin në skuadrën e Jurgen Klopp, përderisa si ka luajtur vetëm 256 minuta futboll këtë sezon.

Para se ky sezon të pezullohej përkohësisht për shkak të koronavirusit, Shaqiri hasi në vështirësi të mëdha shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme.  28-vjeçari i ka bërë vetëm dy paraqitje si titullar për skuadrën e Kloppit këtë sezon.

Ai gjithashtu ka luajtur disa minuta lojë në Ligën e Kampionëve, mirëpo së fundi u raportua se Liverpooli i ka kërkuar Shaqirit ta gjejë një klub të ri për t’u transferuar sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Liverpooli po i kërkonte 30 milionë euro për Shaqirin, përderisa një numër i klubeve janë të interesuara për t’ia ofruar futbollistët një sfidë të re në karrierën e tij.

Gazeta spanjolle sugjeron se Secilla, Roma dhe CSKA Moska janë të gjitha të interesuara për Shaqirin, mirëpo thekson se Sevilla shpreson që Liverpooli do ta ulë çmimin kërkues për shitjen e futbollistit. E kjo gjë tani duket se është bërë realitet, pasi që tani raportohet se Liverpooli e ka ulur çmimin e Shaqirit në 16 deri në 18 milionë funte.

“Liverpoolit i konvenon më shumë t’i mbajë lojtarët si Xherdan Shaqiri e Dejan Lovren edhe për një sezon tjetër sesa t’i shesë ata këtë verë për ndonjë ofertë joadekuate”, shkruan Pearce.

Shaqirit i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij në Anfield dhe kjo bën që Liverpooli të jetë në pozitë të mirë gjatë negociatave për shitjen e tij, përkundër që edhe vetë klubi e do largimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat