Plani konkret për Serie A

Futboll

Plani konkret për Serie A

Më: 17 prill 2020 Në ora: 15:30
Plani konkret për Serie A

Kampionati në Itali vazhdon të jetë i pezulluar për shkak të Coronavirusit. Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, shpreson se do të jetë 4 maji data e rifillimit të stërvitjeve.

Ndërkohë Seria A parashikohet të fillojë në fund të muajit tjetër.

”Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar gjendjen se ku jemi. Vetëm duke parë kurbën e rasteve të reja, do të jemi në gjendje të përcaktojmë se si dhe kur do të rifillojnë aktivitet sportive”, deklaron italiani.

”Shpresoj shumë tek data 4 maj. Dua shumë ta besoj se gjithçka të jetë si më parë, por fillimisht seancat stërvitore do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Në këto momente parësore është shëndeti dhe siguria e qytetarëve”, mbyll ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat