Shukri Sylejmani nuk kurseu asgjë në kohën e Gjeneratës së Republikës 

Futboll

Shukri Sylejmani nuk kurseu asgjë në kohën e Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2020 Në ora: 15:40
Shukri Sylejmani nuk kurseu asgjë në kohën e Gjeneratës së Republikës 

Kosova u ballafaqua me pushtuesin serb në vitet e 90-ta (1991-1999), ku shqiptarët u përjashtuan nga puna, nga Universiteti i Prishtinës, iu uzurpuan stadiumet dhe palestrat sportive.

Sporti mbijetoi ashtu si mundi! Sportistët organizuan aktivitetet e tyre në kuadër të Republikës së Kosovës, duke i zhvilluar garat në fusha të improvizuara. Shukri Sylejmani – i takon Gjeneratës së Republikës!

Ai ka qenë në mesin e shumë donatorëve që ka dhënë mjete financiare (marka) për mbajtjen gjallë të sportit të Kosovës.

Ai me qindra donatorë asnjëherë nuk u ndalën, dhanë aq sa kishin mundësi dhe përmes tyre u paguan edhe futbollistët dhe sportistët e asaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat