Klopp, është ushtar i rregullave

Futboll

Klopp, është ushtar i rregullave

Më: 17 prill 2020 Në ora: 15:49
Klopp, është ushtar i rregullave

Trajneri gjerman i Liverpulit, Jurgen Klopp, është ushtar i rregullave. Madje edhe në kohën e pandemisë që ka pushtuar gjithë botën dhe zemrën e Europës, numri një i anglezëve të Liverpulit nuk di që të falë.

Tashmë lojtarët siç dihet po stërviten online, duke u futur të gjithë njëkohësisht në lidhje me kamera.

Kështu trajneri mund të shohë në të njëjtën kohë stërvitjen e tyre dhe mos ta lërë vetëm në mirëbesim, duke menduar se një lojtar profesionist do të ushtrohet gjithmonë. Pasi në disa raste mund të kemi edhe nënvlerësim, me futbollistë që mund të kthehen jashtë formës së tyre, në një kohë që pritet kampionati i ngjeshur për shkakun e kalendarit dhe hapësirës së kufizuar kohore.

Për këtë arsye Klop ka vendosur që kush futbollist do të futet vonë online në programin “Zoom” do të gjobitet. Kjo pasi për vetë trajnerin është e njëjta gjë ashtu sikur edhe futbollistët vijnë vonë në stërvitje në kohën normale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat