Pesë gjëra interesante rreth Eden Hazard

Futboll

Pesë gjëra interesante rreth Eden Hazard

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:23
Pesë gjëra interesante rreth Eden Hazard

Në këtë periudhë ku futbolli është pezulluar , kemi mundësi të zbulojmë informacione interesante rreth futbollistëve.

Eden Hazard është një nga futbollistët më të ri të Realit, por eksperienca e tij deri më tani është për tu harruar për shkak edhe të dëmtimeve.

Familje futbollistësh

Eden Hazard vjen nga një familje futbolli, vëllezërit e tij më të rinj Thorgan, Killian dhe Ethan janë gjithashtu futbollistë. Babai i tij, Thierry dhe nëna e tij, Karin, gjithashtu luanin futboll profesionalsi të rinj. Karin luajti në ligën e parë në Belgjikë dhe e ndërpreu karrierën kur ishte shtatzënë në muajin e tretë.

Zidane është idhulli i tij i fëmijërisë

Zinedine Zidane tani është trajneri i Hazard në Real Madrid, por belgu si fëmijë është rritur duke admiruar Zizun dhe veshi një fanellë me emrin e Zidanes në të. Trajneri francez gjithashtu nuk e fshehur se ka pëlqyer Hazardin para transferimit të tij te Real.

Hazard është "Futbollisti më i ri i vitit në Ligue 1"

Eden Hazard është emëruar dy herë futbollisti më i mirë i Ligue 1 sa ishte pjesë e Lille. Në sezonin 2010/11, si 20 vjeçar ai merr çmimin. Sezonin tjetër, çmimi përfundoi përsëri në duart e tij.

Hazard është tifoz i Neë York Knicks

Përveçse luan futboll, Hazard është gjithashtu një tifoz i madh i basketbollit. Ai shikon rregullisht lojërat në NBA. Belgu ka edhe ekipin e tij të preferuar, dhe ai është Neë York Knicks.

Ai ka aksione në San Diego 1904

Ka shumë vite që Hazard luan futboll në nivele të larta, gjë që e lejonte atë të hynte në këtë biznes si pronar i një klubi. Ai dhe Demba Ba janë ndër themeluesit e San Diego FC, e formuar në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat