E habitshme çfarë i kërkon gruas

Futboll

E habitshme çfarë i kërkon gruas

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:26
E habitshme çfarë i kërkon gruas

Një nga problemet më të mëdha për shumë njerëz në këtë kohë karantinë ka qenë pa dyshim edhe mundësia për të mos u qethur te berberët.

Këta të fundit janë mbyllur për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe shumë njerëz janë detyruar të qethen vetë në shtëpi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, i cili ka lënë kokën e tij të qethet nga gruaja.

Megjithatë rezultati nuk ishte aspak i mirë, pasi në një foto të postuar nga një berber që e mori më pas përsipër gjermanin, shihet modeli aspak i bukur që partnerja i ka bërë lojtarit.

Kjo foto ka filluar të bëjë xhiron e internetit ku shakatë dhe talljet ishin të mëdha, teksa stilisti në profilin e tij shkruan: “Çfarë mund të them, ajo ka provuar të bëjë më të mirën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat