Shpallet futbollisti më i mirë në historinë e Ligës Premiere

Futboll

Shpallet futbollisti më i mirë në historinë e Ligës Premiere

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:52
Shpallet futbollisti më i mirë në historinë e Ligës Premiere

Thierry Henry është lojtari më i mirë në histori të Ligës Premiere.

Kjo sipas fansave të futbollit, të cilët kanë marrë pjesë në një sondazh për më të mirin e të gjitha kohëve, të servuar nga “Mirror”.

Gazeta britanike ka vendosur 32 lojtarët më të mirë të Ligës Premiere në një format me eliminimi, me fansat që votuan për më të mirin në secilën fazë deri në shpalljen e fituesit.

Dhe në fund fitues doli Henry, i cili mposhti Ryan Giggsin me 81 për qind të votave.

Henry bekoi fushat angleze me prezencën e tij nga viti 1999 deri më 2007, para se të largohej e të rikthehej përsëri tek Arsenali për një periudhë të shkurtër në edicionin 2011/12.

Gjatë kësaj kohe ai shënoi 226 gola, duke u bërë top golashënuesi i klubit, derisa ndihmoni gjithashtu londinezët të fitonin dy tituj të Ligës Premiere dhe dy trofe FA.

Ai luajti rol shumë të rëndësishëm në sezonin kur klubi nuk pësoi asnjë humbje, më 2003/04, duke shënuar 30 gola në 37 ndeshje në ligë, derisa u shpall edhe “Lojtari i Vitit”.

Pavarësisht se fitoi 13 tituj të Ligës Premiere, Giggs u desh të pajtohej me vendin e dytë.

Në vendin e tretë dolën Cristiano Ronalo dhe Paul Scholes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat