Tifozët e Milanit shpresojnë të shohin Zlatan Ibrahimoviçin

Futboll

Tifozët e Milanit shpresojnë të shohin Zlatan Ibrahimoviçin

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:55
Tifozët e Milanit shpresojnë të shohin Zlatan Ibrahimoviçin

Tifozët e Milanit shpresojnë të shohin Zlatan Ibrahimoviç edhe sezonin e ardhshëm në skuadrën e tyre. Rikthimi i 38-vjeçarit në janar ndryshoi për mirë skuadrën e Stefano Piolit, teksa rinovimi për sezonin e ardhshëm ka ngecur.

Edhe Ibra dëshiron të qëndrojë në Milanello, por ka një kusht për të firmosur kontratën e re. Corriere dello Sport raporton se gjiganti suedez kërkon një skuadër kompetitive, që të jetë, të paktën, në gjendje për të luftuar për një vend në Champions League, aty ku Milani mungon prej vitesh.

Rroga nuk është aspak problem për lojtarin që ka shënuar 4 gola në 10 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me “Djallin”. Ibra ndihet ende i fortë, kërkon nga klubi të sakrifikojë në merkato dhe shpreson ta mbylle karrierën me rikthimin e Milanit në Champions, kompeticion që vetëm Real Madrid e ka fituar më shumë se klubi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat