Setien: Dua edhe Neymarin edhe Lautaron

Futboll

Setien: Dua edhe Neymarin edhe Lautaron

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:58
Setien: Dua edhe Neymarin edhe Lautaron

Trajneri i Barcelonës ka folur rreth dëshirave të tij për merkaton e verës që duken disi të "shfrenuara" edhe pse për një klub si Barcelona kjo fjalë nuk mund të zëri vend.

Barcelona pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në dritaren e transferimeve të verës dhe këtë e lënë të kuptohet edhe deklaratat e trajnerit të kësaj skuadre.

Quique Setien, njeriu që mban aktualisht postin e kryetrajnerit te Barcelona, ka folur lidhur me dëshirat e tij për verën që po afron.

Lautaro Martinez dhe Neymar janë dy emrat që lidhen më së shumti me Barcelonën dhe pikërisht mbi këta dy emra është pyetur trajneri, i cili nuk ka ndarë asnjërin, duke thënë se i pëlqen të dy.

"I zgjedh të dy, sepse janë lojtarë të shkëlqyer", ka thënë Setien për ‘El Larguer’.

"Nuk mendoj për të ardhmen, por për të tashmen. Neymar është lojtar i madh dhe të gjithë do të donin të stërvisnin më të mirët. Por, ne e dimë se ai kushton shumë dhe kjo është arsyeja pse është e vështirë ta kemi atë", ka shtuar ndër të tjerash Quique.

Lautaro Martinez ka një klauzolë të vlefshme 111 milionë euro, kurse për Neymar duhet paguar diçka më shumë. Mbrëmë raportohej se Barca ka hequr dorë nga Neymar, pas krizës ekonomike të Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat