Shaqiri shtrihet në spital, dhuron gjak për shqiptarët e Kosovës!

Futboll

Shaqiri shtrihet në spital, dhuron gjak për shqiptarët e Kosovës!

Nga: K. Goca Më: 17 prill 2020 Në ora: 18:00
Shaqiri shtrihet, dhuron gjak për shqiptarët e Kosovës!

Me dhjetëra herë ka dhënë gjak për popullin shqiptar.

Është trajneri i klubit të futbollit Vizioni nga Ferizaj (femrat), Qerim Shaqiri, i cili edhe me rastin e tërmetit që pati ndodhur vitin e kaluar në Shqipëri, kishte shkuar vullnetarisht atje dhe dhuruar gjak.

Ndërsa sot, po ashtu ka dhuruar gjak për popullin e Kosovës, duke thënë, jap gjak për ata që kanë nevojë në këtë kohë pandemie. 

“Në këtë kohë pandemie ka njerëz të cilët kanë nevojë për gjak, andaj o njerëz të mirë dhuro gjak e shpëto jetë”, tha Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat