PSG-ja gjen zëvendësuesin e Cavanit, është ylli i Premier Ligës - Bota Sot
PSG-ja gjen zëvendësuesin e Cavanit, është ylli i Premier Ligës

Futboll

PSG-ja gjen zëvendësuesin e Cavanit, është ylli i Premier Ligës

Më: 17 prill 2020 Në ora: 19:52
Edinson Cavani

Edinson Cavani do të largohet nga PSG’ja, për të nënshkruar me Atletico Madridin, sipas të gjitha gjasave.

Ndërkaq, kampioni aktual francez ka filluar të mendojë edhe për zëvendësuesin e uruguaianit.

Sipas portalit “todofichajes”, sheikët kanë piketuar yllin e Manchester Cityt, Kun Aguero.

Argjentinasi ka kontratë me “qytetarët” deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa duke parë edhe numrin e vogël të paraqitjeve këtë edicion, mbase kalimi në Francë do t’i bënte nder karrierës së tij.

31 vjeçari kërkon një kompeticion ku do të mund të shënonte gola, e Ligue 1 është e duhura.

Duke u bazuar edhe në krizën ekonomike post-koronavirus, atëherë çmimi i futbollistit nuk pritet të jetë problem për PSG’në, gjithmonë duke u bazuar edhe në faktin se është në vitin e fundit të kontratës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat