Fernandinho zbulon rivalët më të papërshtatshëm

Futboll

Fernandinho zbulon rivalët më të papërshtatshëm

Më: 17 prill 2020 Në ora: 23:21
Fernandinho

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho ka zbuluar se kundërshtarët më të këqij me të cilët është përballur janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Mirëpo, 34 vjeçari deklaron se është dhe dikush tjetër më i keq se të gjithë këta. Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll, Diego Costan, të cilin e quan kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur.

“Lojtarët më të vështirë me të cilët jam përballur janë Messi, Ronaldo, Neymar dhe Mbappe. Të gjithë këta janë shumë të mirë dhe shkaktojnë shumë probleme. Mirëpo, futbollisti më i vështirë për mua ka qenë Diego Costa, në kohën kur luante te Chelsea. Ishte në formë të mirë”, tha Fernandinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat