Futbolli në Itali po rikthehet, ky është vendimi i Milanit

Futboll

Futbolli në Itali po rikthehet, ky është vendimi i Milanit

Më: 18 prill 2020 Në ora: 00:19
Zlatan Ibrahimovic

Në Itali e kanë seriozisht çështjen e rinisjes së stërvitjes më datën 4 maj, vetëm një ditë pas përfundimit të masave të jashtëzakonshme të kryeministrit Giuseppe Conte, ndërsa sot edhe Milani ka njoftuar futbollistët që të jenë në Milano brenda të enjtes së ardhshme.

“Ibrahimovic, Leao, Calhanoglu, Kjaer, Begovic e Paqueta janë futbollistët kuqezi që kanë zgjedhur të rikthehen në atdheun e tyre gjatë këtyre ditëve të izolimit prej Covid-19 dhe tani do të duhet të marrin sërish rrugën për në Milano.

Që të gjithë këta do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore në Milano, para se të paraqiten në Milanello në fillim të muajit maj, për të rinisur stërvitjen sipas një protokolli që pritet të miratohet këto ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat