Bayern Munchen dhe klubet angleze vihen pas talentit të Romës

Futboll

Bayern Munchen dhe klubet angleze vihen pas talentit të Romës

Më: 18 prill 2020 Në ora: 00:51
Cengiz Under

Mbetet një nga futbollistët më të mirë të Romës.

Megjithatë, është emri më i lakuar për t’u larguar nga qyteti i përjetshëm.

Cengiz Under po kërkohet me ngulm nga Manchester United, kurse së fundi kanë hyrë në garë edhe klubet angleze si Tottenhem e Arsenal.

Në anën tjetër, Bayern Munchen asnjëherë nuk e ka mohuar dëshirën për ta sjellur atë në “Allianz Arena”, andaj duke parë edhe krizën potenciale të klubit romak pas koronavirusit, ndoshta edhe mund ta blejë.

Under, zbarkoi në “Olimpico” në verën e vitit 2017 për shumën e 14 milionë eurove nga skuadra turke, Basaksehir, kurse ka kontratë deri më 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat