Deschamps: Ata do ishin modeli im, nëse do të drejtoja një klub

Futboll

Deschamps: Ata do ishin modeli im, nëse do të drejtoja një klub

Më: 18 prill 2020 Në ora: 08:10
Deschamps

Një e kaluar si futbollist tek Juventus dhe një parantezë në stolin bardhezi për Didier Deschamops, trajneri i Francës kampion bote, që në një intervistë për L’Equipe nuk ka humbur rast për t’i thurur elozhe ish-skuadrës së tij:

“Nëse do të drejtoja një klub, do të ndiqja modelin Juventus, aty stërviten në nivele të larta për  të marrë rezultate. Është e kotë  të them se do të bëj si Saçhi, Cruijff ose Guardiola”, ka thënë Deschamps. “Duhet të kesh mjetet për  të bërë një stl të caktuar futbolli dhe çdo trajner gjykohet në bazë të rezultateve që arrin”.

Në lidhje me Coronavirus-in: “Është një periudhë shumë e komplikuar, familjet janë në zi, të tjera presin lajme për të afërmit e tyre që po luftojnë për jetën, është me të vërtetë e tmerrshme dhe vuajtja e gjithë këtyre njerëzve me trishton”.

“Mjekët dhe infermierët po japin maksimumin për  të luftuar kundër epidemisë dhe minimumi që mund të bëjmë është të rspektojmë masat shtrënguese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat