Juventus – Milan, ndeshja e parë që do të luhet në futbollin italian pas rifillimit të sezonit

Futboll

Juventus – Milan, ndeshja e parë që do të luhet në futbollin italian pas rifillimit të sezonit

Më: 18 prill 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Italia është një nga vatrat e mëdha të Koronavirusit në Evropë.

Shumë viktima e të prekur janë regjistruar në këtë vend.

Futbolli dhe sporti italian është ndalur kohë më parë, derisa gjatë ditës së sotme mediat italiane raportojnë se futbolli në gadishullin apenin do të rikthehet me 27 maj me ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit.

Ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve dhe mund të luhet në një stadium tjetër.Kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat