Futbollisti kuqezi tregon si babai i bërtet ende sikur kur ishte fëmijë

Futboll

Futbollisti kuqezi tregon si babai i bërtet ende sikur kur ishte fëmijë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Edhe pse janë muaj të vështirë, ku çdo gjë është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19, për portierin e kombëtares Thomas Strakosha interesimi vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm, ku e ardhmja e tij është vënë në mes të dëshirës së shumë klubeve, apo rinovimit të kontratës nga Lazio.

Por edhe pse mediat italiane nuk ka ditë mos të kenë lajm për 25-vjeçarin, vetë një nga lojtarët me vlerën më të madhe të kartonit nën ngjyrat kuqezi këmbëngul se dëshiron të vazhdojë sa më gjatë te klubi nga kryeqyteti italian. Në një prononcim për “a2news.com”, gardiani i Kombëtares, ka folur për situatën aktuale,teksa ka zbuluar një detaj tepër interesant, babi i tij Foto, i bërtet në këto kohë stërvitje më shumë se kur ishte fëmijë.Image

“E kam thënë gjithmonë, jam shumë i lumtur te Lazio. Jam i kënaqur edhe nga klubi, ekipi, tifozët. Ndihem si në shtëpinë time, jam shumë afër nga Shqipëria dhe Greqia, ku kam lindur, prandaj unë kam dëshirën dhe dua të vazhdoj te Lazio.

Karantinën po e kaloj në Romë këtë kohë, në shtëpinë time. Nuk mund të lëvizim shumë, vetëm për gjërat kryesore si supermarket dhe farmacitë. Po bëj shumë palestër në shtëpi, dhe pak stërvitje me babin, që akoma më bërtet shumë se kur isha fëmijë. Po përpiqem të mbahem në formë.

Futbolli më mungon shumë sepse është jeta ime. Edhe shokët e ekipit se jemi bërë si familje. Jemi çdo ditë bashkë. Kemi shumë gjëra të përbashkëta. Më mungon shumë normaliteti, por tani gjëja kryesore është të rrimë në shtëpi dhe të dëgjojmë këshillat.

Në Itali akoma nuk dihet kur mund të vazhdojë futbolli, më ccfarë flitet do fillojë në fund të majit, por për mua nuk ka rëndësi fare. Tani shikoj çdo ditë në lajme që njerëzit po humbasin jetën, janë shumë keq në spital. Prandaj për mua gjëja më e rëndësishme është ta kalojmë situatën e virusit dhe pastaj të gëzojmë të gjithë bashkë në fushën e blertë”, u shpreh Strakosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat