Del Piero zgjidhet lojtari më i madh...

Futboll

Del Piero zgjidhet lojtari më i madh...

Më: 18 prill 2020 Në ora: 13:35
Del Piero zgjidhet lojtari më i madh...

Një “plebishit” kurorëzon Alex Del Piero si lojtarin më të madh të Juventusit në 25 vitet e fundit. Nuk pati praktikisht asnjë sfidë me finalistin tjetër, Pavel Nedved, i kapërcyer nga popullariteti i kapitenit, i cili për 19 sezone veshi fanellën bardhezi dhe i lumturoi të gjithë tifozët e Juventusit. Si në faqen e internetit të “Tuttosport”, edhe në faqen në Facebook të gazetës në fjalë torineze, Del Piero ka dominuar në pëlqime, duke fituar 93 për qind të preferencave, me gati 10.000 vota, shkruan telesport.

Komente unanime, që shoqëruan votimin dhe fituesin. "Unë jam jashtëzakonisht i keqardhur për Pavel, por nuk ka histori tjetër që e mposht Alex", - shkruan Giuseppe Antonazzo. “Dy burra të shkëlqyeshëm, dy kampionë të vërtetë, por unë them: Do të jem gjithmonë pro jush, nuk lodhem nga ju, ju jeni gjëja më e bukur, Alessandro del Piero", - nënvizon Alex Sandro. Jozef Radovani shkon më tej, duke e shenjtëruar Del Piero si një legjendë bardhezi: “Edhe nëse shtroni sondazhin për lojtarin më të mirë të Juventusit në të gjitha kohërat, fituesi do të jetë gjithmonë Del Piero. Kapiten i madh”.

Ky opinion ndahet edhe nga Nazzareno Spina (Del Piero, dje sot, nesër dhe përgjithmonë), Elisa Ajelli (Nuk ka histori pa Del Piero. Përgjithmonë), Roberto de Biasi (Me Del Piero çdo krahasim do të ishte i pakuptimtë). Pastaj është Crivello Tommaso, i cili jep një sugjerim: "Kur i bëni këto anketime, hiqeni Aleks, kështu që sfidat bëhen më të ekuilibruara". Ndërsa Antonio Fusco, tashmë parashikon finalen e lojtarit më të madh të Juventusit të të gjitha kohërave: "Unë shoh Del Piero kundër Platini".

Dhe gjithnjë, me synimin për të përbashkuar, Stefano Paga ngacmon audiencën: “Unë jam i ftohtë dhe i qetë, nëse mendoj se të dy kanë luajtur së bashku. Por, si ishte Juve? Ishte një ekip stratosferik ai i fillimit të viteve 2000, i fiksuar nga “Calciopoli”. Del Piero dhe Nedved, megjithatë, kishin meritën se qëndruan me të edhe në Serie B. Një ndjenjë përkatësie, e shpërblyer nga dashuria e tifozëve”.

Nuk ka dyshim që Del Piero është emblema e Juventusit. Numrat e thonë këtë: 705 ndeshje dhe 290 gola. Trofetë e fituar janë 18. Alex ka ngritur edhe Ligën e Kampionëve e “Intercontinental Cup”, protagonist në fushë me golin fitues kundër River Plate. 

Nuk ndodh që të gjithë sulmuesit të kthehen në një “markë tregtare”, por goli i Del Piero, data 13 shtator 1995, kundër Borussia Dortmund në Champions, bëri xhiron e botës. Po ndeshja më e mirë? Ndoshta fitorja 2-0 në “Bernabeu”. Dalja nga fusha i duartrokitur nga të gjithë tifozët ishte e paharrueshme. Këto “piketa”, Del Piero i kujtoi disa ditë më parë, në bashkëbisedimin me Paulo Dybala, përmes Instagramit.

Ndeshja e tij më e ethshme ka qenë më 13 maj 2012, Juventus-Atalanta, java e parë e kampionatit, pas zbritjes në Serie B, por mbi të gjitha, dita e lamtumirës së tij nga fanella bardhezi, pas një historie dashurie 19-vjeçare. Një ndeshje surrealiste, sepse në pjesën e dytë, të gjithë sytë ishin vetëm nga Aleks, i cili i përshëndeti tifozët e Juventusit gjatë xhiros së gjatë rreth fushës. Duartrokitje të shumta, por edhe shumë lot për një flamur që ka mbetur në zemrat e njerëzve bardhezinj, të cilët me shpresë duan ta shohin në role të tjera te Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat