Llapi vjen me vendim te reja për futbollistë!

Futboll

Llapi vjen me vendim te reja për futbollistë!

Më: 18 prill 2020 Në ora: 15:54
Llapi vjen me vendim te reja për futbollistë!

Kanë kaluar më shumë se një muaj që prej pezullimit të të gjitha aktiviteteve sportive në vend nga Qeveria e Kosovës si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit, e cila ka kapluar gjithë botën, përfshirë edhe shtetin tonë Kosovën.

Këtë pandemi mjaft vështirë po e përballojnë sportistët pasi janë të detyruar të stërviten në kushte shtëpie dhe jo në formë ekipore siç bëjnë në kushte normale, shkruan Olle.

Gjatë kësaj kohe, skuadra e Llapit ka ndjekur shembullin e Gjilanit duke iu ndaluar çdo prononcim futbollistëve të tyre.

“E kemi të ndaluar çdo prononcim për media nga kryesia e klubit”, ka thënë shkurtimisht një nga futbollistët e Llapit në kushte anonime.

Ndërsa, mësohet se i vetmi që gjatë kësaj kohe që mund të prononcohet për media, është trajneri i ekipit Tahir Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat