Nëse gjithçka shkon sipas planit, Newcastle do të ketë pronarët më të pasur në Premierligë

Futboll

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Newcastle do të ketë pronarët më të pasur në Premierligë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 16:58
Mohammed Bin Salman

Newcastle United mund të jetë forca e re në Premierligë.

Në kohën kur të gjithë po përballen me pandeminë Covid-19, te Newcastle United mund të ndryshohet kryesia e klubit.

Nëse gjithçka ecën sipas planit, skuadra angleze do t’i shitet biznesmenit arab, Mohammed Bin Salman.

Dhe, nëse kjo shitje/blerje finalizohet, atëherë skuadra e Newcastle United do të ketë pronarin më të pasur në Premierligë, shkruan ‘Dailymail’.

Sa për ilustrim, për të treguar se çfarë force ekonomike do të jetë Newcastle, mund të bëhet krahasimi me skuadrën e Manchester City.

Kampionët në fuqi të Premierligës aktualisht udhëhiqen nga Mansour Bin Zayed Al Nahyan i cili ka një pasuri prej  17.7 miliardë funteve.

Mohammed Bin Salman, njeriu që pritet të vendoset në krye të Newcastle United, ka një pasuri prej 260 miliardë funteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat