Shefi ekzekutiv i Leipzig: As Bayern as Liverpool nuk kanë kontaktuar për Werner

Futboll

Shefi ekzekutiv i Leipzig: As Bayern as Liverpool nuk kanë kontaktuar për Werner

Më: 18 prill 2020 Në ora: 17:26
Timo Werner

Timo Werner vazhdon të jetë në mesin e emrave më të përfolur, me merkaton e verës që po afron.

Sulmuesi gjerman, Werner, thuhet të ketë zgjuar interesim te skuadrat si Bayern Munich dhe Liverpool.

Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe shefi ekzekutiv i Leipzig, Oliver Mintzlaff, i cili ka qartësuar disa gjëra.

Fjalët e Mintzlaff mund të mos jenë lajm i mirë për tifozët e Liverpool apo Bayern, të cilët janë të entuziazmuar për transferimin e Werner.

“As Jurgen Klopp as Karl Heinz Rummenigge nuk më kanë kontaktuar mua”, ka thënë Mintzlaff.

“Ne jemi të lumtur që kemi mundësi të vazhdojmë kontratën me të deri në vitin 2023. Ai ka pasur një sezon mjaft të mirë”, ka shtuar tutje CEO i Leipzig.

“Ne besojmë gjithashtu se ne jemi akoma në një fazë të mirë, që mund të shërbejë për zhvillimin e Werner”, ka thënë ndër të tjerash Mintzlaff.

Leipzig është skuadra që po lidhet me transferimin e mundshëm të Milot Rashicës, i cili shihet si zëvendësues potencial i Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat