Lukaku mbyll derën për rikthimin në Premierligë

Futboll

Lukaku mbyll derën për rikthimin në Premierligë

Më: 19 prill 2020 Në ora: 09:48
Romelu Lukaku

Lukaku nuk beson se do të kthehet për të luajtur në Premierligë.

Ylli belg i Inter, Romelu Lukaku, përkundër faktit se kaloi disa vite në Premierligë, nuk beson se do të kthehet më aty.

Ishte gushti i vitit 2019 që ndau rrugët e Lukaku me Premierligën, kur lojtari kalonte nga Manchester United te skuadra e Inter.

Sezoni i parë i belgut me ‘Zikaltrit’ eci për mrekulli, dhe Lukaku nuk beson se do të kthehet më në Premierligë.

“Nuk besoj se do të kthehem, por më pëlqeu koha ime tek Everton, vërtetë”, ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.net.

Këtë përgjigje belgu e ka dhënë në ‘Twitter’, në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh.

Lukaku kaloi tetë vite në Premierligë. Fillimisht ai i bashkohej Chelseat në vitin 2011, por kaloi kohë edhe me WBA, Everton dhe Man Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat