Alarmi i ish-futbollistit

Futboll

Alarmi i ish-futbollistit

Më: 19 prill 2020 Në ora: 13:18
Fagu

Ish-mbrojtësi i njohur, i Tiranës, Skënderbeut, Teutës, Besës së Kavajës, etj, Erbin Fagu, tashmë në rolin e trajnerit të fëmijëve te akademia e Redi Jupit, ka ngritur alarmin për sa i përket izolimit për shkak të Koronavirusit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Fagu shkruan se karantina po lë me trauma fëmijët dhe askush nuk po mendon.

“Karantina e fëmijëve, një traumë për të cilën askush nuk po mendon! Në pak muaj, fëmijët që tani janë të frikësuar dhe të penguar do të fillojnë të shfaqin traumat dhe problemet reale që shëndeti i tyre mendor po gjeneron në këtë situatë. Ajo që ka ndodhur është gjeneruese dhe do të gjenerojë trauma si në fëmijëri ashtu edhe në adoleshencë.

Kujtimet traumatike krijojnë kujtime të ndara dhe ato shndërrohen në probleme të sjelljes që do të shfaqen kur fëmijët kthehen në shkollë,stërvitje etj, ose do të bëhen somatizime d.m.th. një manifestim fizik i problemeve emocionale. Shpresojmë që gjithcka të kthehet në normalitet sa më shpejtë të jetë e mundur”, shkruante ish-futbollisti i Tiranës, Skënderbeut, Teutës dhe Besës në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat