Ka frikë

Futboll

Ka frikë

Më: 19 prill 2020 Në ora: 14:39
Higuain

Juventusi ka njoftuar të gjithë futbollistët që ndodhen jashtë Italisë, se duhet të rikthehen në Torino këto ditë, për të qenë gati për një rinisje të stërvitjes më datën 4 maj, asht siç shpresohet momentalisht nga Federata Italiane dhe Liga e Serisë A.

Kështu në orët e ardhshme pritet që në Torino të mbërrijnë Miralem Pjaniq dhe Doulas Costa, por sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka shprehur shqetësim për gjendjen në Itali dhe ka kërkuar që të shtyjë akoma kthimin e tij në Torino, ose të mos vijë fare për këtë sezon.

I rikthyer në shtëpinë e tij në Argjentinë më 19 mars, për t’i qëndruar pranë mamasë së sëmurë, sulmuesi duket se ka frikë të udhëtojë drejt Italisë, ku ende vijojnë të humbin jetën prej koronavirusit, qindra njerëz në ditë.

Momentalisht klubi bardhezi nuk i ka dhënë asnjë ultimatum sulmuesit, pasi pret ende konfirmime nëse do të rinisë stërvitja më 4 maj apo jo, por burime pranë Higuain bëjnë më dije se ky i fundit është gati të thyejë edhe vendimin e klubit, për të mos u kthyer në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat