Interi dëshiron shërbimet e yllit të Bayernit

Futboll

Interi dëshiron shërbimet e yllit të Bayernit

Më: 19 prill 2020 Në ora: 15:56
Interi dëshiron shërbimet e yllit të Bayernit

Interi dëshiron shërbimet e yllit të Bayernit.

Interi po mendon për merkaton e verës dhe trajneri Antonio Conte kërkon me patjetër një mesfushor. Arturo Vidal është një nga emrat që pëlqehet shumë, por së fundmi ka dalë në skenë dhe Corentin Tolisso.

Mesfushori i Bayern Munchen ka fituar zemrën e teknikut Antonio Conte. La Gazzetta dello Sport shkruan se francezi është në krye të listës së dëshirave për ekipin italian.

Beppe Marotta po punon që të rrëmbejë në Serie A 25-vjeçarin. Tolisso ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 5 asiste. Bayerni mund të tundohet nga një ofertë e mirë dhe Interi është gati për të shpenzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat