Fotografi që dikë do ta nervozoi e hallakat keq në Kosovë, kjo është e vërteta! Çfarë kërkoi Agimi aty? 

Futboll

Fotografi që dikë do ta nervozoi e hallakat keq në Kosovë, kjo është e vërteta! Çfarë kërkoi Agimi aty? 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2020 Në ora: 17:24
Skënder Selmani, Agim Ademi, akademikë Fehmi Agani dhe Xhemail Mustafa, viti 1993 në Dumnicë

“Historia është histori dhe askush nuk mund ta fshijë kurrën e kurrës”, - ka thënë një emër i madh i sportit, që nuk do t’i përmendet emri!  Kjo foto, që na i ka dërguar një lexues i gazetës kombëtares “Bota sot”, padyshim që është historike dhe emocionuese.

Kjo foto dikë do ta nervozoi e hallakat keq në Kosovë, kjo është e vërteta! Akademikë Fehmi Agani (i vrarë në vitin 1999 nga milicia e pushtuesit serb), Xhemail Mustafa ( i vrarë nga dora kriminale në vitin 2000), veprimtar dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, po ashtu në foto janë edhe Agim Ademi (atëkohë Agim Ademi ishte i angazhuar edhe në ekipin e dr. Ibrahim Rugovës për çështje të sigurisë), atëkohë veprimtar i futbollit, ndërsa sot është president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Përkrah tij edhe Skënder Selmani, sponsor i futbollit.  Ademi dhe Selmani, dy emra që dhanë shumë për futbollin. Selmani ka qenë edhe kryetar i Këshillit të Garave të FFK-së, njeriu që atëkohë  rrezikoi jetën, që dikujt nuk ia mbante që të shkoi as t’i përcjellë ndeshjet.

Ademi nuk u ndalë asnjëherë në vitet e 90-ta, së bashku me mijëra sportistë dhanë çka është e mundur për të mbajtur gjallë futbollin dhe sportin. Një foto, sa një mijë fjalë, nga e majta Skënder Selmani, një njëri që meriton më shumë se notë dhjetëshe, që dha shumë për Kosovë, Agim Ademi, akademik Fehmi Agani dhe Xhemail Mustafa, në finalen e Kupës së Kosovës, në Dumnicë.

(Finalja u luajt në vitin 1993 në Dumnicë të Podujevës, Prishtina-Vëllaznimi”, ka treguar Emin Ajvazi, trajner i futbollit. “Këtë që the për Agim Ademin e vërtetoj unë se tjetër kush nuk kish guxoftë në atë kohë 1993, me sjell profesorin e nderuar në Dumnicë”, ka komentuar Ajvazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat