Spal drejt rënies nga Serie A, e ardhmja e Berishës ende mister

Futboll

Spal drejt rënies nga Serie A, e ardhmja e Berishës ende mister

Më: 19 prill 2020 Në ora: 18:41
Etrit Berisha

Etrit Berisha do të largohet në fund të sezonit nga Spal. Portieri shqiptar është huazuar nga Atalanta, por nuk do të blihet nga bardhekaltërit.

Spal është me një këmbë në Serie B dhe lojtarët e huazuar do të largohen nga ekipi për t’u kthyer të skuadra e tyre.

Një nga ata që do të largohet është edhe portierit I Kombëtares që do të kthehet te Atalanta.

Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Berishës pasi te zikaltërit titullar është Gollini dhe zor se Gasperini do e largojë nga formacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat