Beckham: “Messi dhe Ronaldo në Inter Miami? Nuk futboll kurrë nuk i dihet!”

Futboll

Beckham: “Messi dhe Ronaldo në Inter Miami? Nuk futboll kurrë nuk i dihet!”

Më: 19 prill 2020 Në ora: 19:18
Beckham, Messi dhe Ronaldo

Ëndërr e të gjithëve është që një ditë t’i shohin duke luajtur së bashku lojtarët që kanë rivalizuar njëri-tjetrin për shumë vite, Lionel Messi Cristiano Ronaldo.

Për të ndodhë kjo, është menduar se më lehtë mund të arrihet në MLS, te skuadra e David Beckham, i cili po qëndron në Amerikë që kur është pensionuar, në vitin 2013.

Natyrisht, as legjenda e Manchester United dhe Real Madridit nuk e ka mohuar se dëshira e tij gjithashtu është t’i marrë ata, apo të paktën njërin prej tyre, gjithashtu është folur edhe për Neymarin.

“Të gjithë kanë listën e dëshirave – të gjithë e bëjnë!”, tha Beckham, duke konfirmuar se edhe ai do t’i donte në skuadër.

“Por nëse shikoni mënyrën se si Leo dhe Cristiano ende po luajnë, edhe pse mund të mendoni se janë në fazën e fundit të karrierës, mua nuk po më duket ashtu”.

“Ata po luajnë në nivele të larta gjë që është e vështirë t’i lënë klubet e tyre. Por do të shohim. Në futboll kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat