Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit ferizajas

Futboll

Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit ferizajas

Më: 19 prill 2020 Në ora: 21:00
Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit ferizajas

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i shpreh ngushëllime familjes Shemsedini.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit ferizajas, Bahri Shemsedini, në moshën 83-vjeçe, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Bahriut në futbollin e Kosovës ishte i jashtëzakonshëm dhe shumë dimensional, si në kohën kur ishte futbollist e gjithashtu edhe si trajner, veçmas në kohën e mëvetësimit. Bahriu ishte sportist me virtyte të larta dhe që asnjëherë nuk ngurroi që të japë këshilla për brezat e rinj të futbollit!

Gjatë tërë kohës sa shërbeu në futboll u dallua si punëtor i madh, teksa gëzoi respekt jo vetëm në Ferizaj por kudo, andaj vepra dhe kontributi i tij në futboll do të mbesin gjithmonë në kujtesën e dashamirëve të këtij sporti.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shkroi Agim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat