Garë interesante për shërbimet e Icardit

Futboll

Garë interesante për shërbimet e Icardit

Më: 19 prill 2020 Në ora: 21:02
Icardi

Mauro Icardi është kthyer sërish në qendër të merkatos.

Sulmuesi argjentinas ka humbur vendin e titullarit te PSG-ja e me shumë mundësi klubi francez nuk do të shfrytëojë të drejtën të blerjes.

Pas Juventusit, tashmë në garë është futur edhe Napoli që e kërkon në ekip për sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Gatusso e kërkoi edhe në fillim në merkaton e verës, por Interi e huazoi te PSG-ja.

Ekipi francez ka të drejtën e blerjes për 75 milionë euro, kjo është shifra që zikaltërit kërkojnë për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat