Ky lojtar shitej 200 milionë, pas koronavirusit nuk do të vlejë as 35 milionë euro

Futboll

Ky lojtar shitej 200 milionë, pas koronavirusit nuk do të vlejë as 35 milionë euro

Më: 19 prill 2020 Në ora: 22:16
Kylian Mbappe

Koronavirusi ka goditur në aspektin ekonomik të gjitha fushat e jetës dhe midis tyre edhe botën e futbollit.

Një nga vendet e prekura nga koronavirusi si në jetën e përditshme ashtu edhe në fushën ekonomike është edhe Franca.

Eurodeputeti Daniel Cohn-Bendit për të treguar gjendjen ekonomike në Francë ka marrë si shembull futbollistin Kylian Mbappe.

“Për shkak të koronavirusit, Kylian nuk do të vlejë më shumë se 35-40 milionë, jo më 200. Kjo krizë do të zhdukë mungesën e arsyes nga sporti profesionist”.

“Është si të kishte ndodhur një sulm nuklear dhe të na duhej të rindërtonim gjithçka nga e para, por mbi baza të tjera. Duhet të spastrojmë sistemin e menaxherëve, të atyre që bëjnë marrëveshje të çmendura në botën e futbollit: nuk besoj se lojtarët luajnë më keq vetëm sepse paguhen më pak”, është shprehur Bendit.

Kujtojmë se sipas Transfermarkt, vlera aktuale e Mbappe në treg është 180 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat