Bare: Situata e vështirë në Spanjë, çdo ditë bëjmë testime për virusin

Futboll

Bare: Situata e vështirë në Spanjë, çdo ditë bëjmë testime për virusin

Më: 19 prill 2020 Në ora: 23:16
Keidi Bare

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe Malagës, Keidi Bare bëri me dije se ende nuk dihet se kur do të rifillojë sërish stërvitja dhe kampionatet futbollistike në Spanjë për shkak të katastrofës së rëndë humanitare që ka shkaktuar koronavirusi.

Në një lidhje direkte për emisionin “E Diell”, mesfushori foli edhe për të ardhmen e tij.

“Izolimi po shkon shumë mirë, pavarësisht se bota po kalon ditë të vështira, por tani jemi mësuar. Urojmë të kaloj sa më shpejt. Jam pothuajse 1 muaj e 8 ditë që stërvitem në shtëpi. Pavarësisht se stërvitem vetëm, nuk është njësoj si të stërvitesh me grupin apo në një fushë të madhe. Çdo ditë duhet të bëjmë testime për virusin. Duhet të them është shumë e vështirë që të bëjmë një gjë tillë. Këtu situata nuk është aq mirë, pavarësisht se po reduktohet numri i të vdekurve. Nuk është shumë e qarë për të dalë në stërvitje”, ka thënë Bare.

“Malaga është klub me vlera sepse ka luajtur për shumë kohë në Primera Divizion. Normale, koronavirusi për çdo lojtar e ka detyruar të bëjë hapa pas. Sa të mbarojë kjo, do të vendos për të ardhmen time”, ka deklaruar Bare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat