Materazzi kujton goditjen e Zidanit, është i nevrikosur me italianët

Futboll

Materazzi kujton goditjen e Zidanit, është i nevrikosur me italianët

Më: 20 prill 2020 Në ora: 00:28
Materazzi dhe Zidan

Finalja e Kupës së Botës në vitin 2006 do të mbahet mend gjatë për goditjen e Zinedine Zidane kundrejt Marco Materazzi.

Italia u shpall kampion por më shumë se festa e italianëve në mendjen e çdo tifozi do të jetë goditja e yllit të Francës.

Ish-mbrojtësi i Interit është rikthyer në kohë dhe ka kujtuar atë moment, ku edhe ka lënë kritika në drejtim të bashkvendave të tij.

Sipas Materrazit ai u fye nga italianët derisa në anën tjetër Zidane pati mbështetje të madhe nga francezët edhe pse veprimi i tij ndoshta ia mori titullin gjelave.

“Zidane ishte mbrojtur nga francezët, por bashkatdhetarët e mi më shtypën, për mua ata nuk janë italianë të vërtetë”, deklaroi Materazzi në rrjetet sociale.

“Dhe unë gjithmonë kam mbrojtur ngjyrat e Italisë. Kritika e tyre (e njerëzve të vendit të tij) është ajo që më lëndoi më shumë pas kësaj Kupe Botërore. Këta njerëz duhet të kishin puthur tokën në të cilën ecja, pasi unë shënova golin e barazimit”.

Materazzi gjithashtu ka treguar për provokimin që I bëri Zidanit para se ai ta godiste.

“Unë i thashë Zidanit disa fjalë marrëzi që nuk mund të provokonin një reagim të tillë. Në çdo fushë të Romës, Napolit, Milanos ose Parisit ju dëgjoni gjëra shumë më të këqija. Unë fola për motrën e tij, por jo për nënën e tij siç kam lexuar në disa gazeta. Nëna ime vdiq kur isha 15 vjeç, kështu që kurrë nuk do të kisha rënë aq ulët për të fyer nënën e tij”, ka thënë ndër të tjera ish-mbrojtësi i Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat