Trajneri i Belgjikës zbulon më të rejat rreth Hazardit

Futboll

Trajneri i Belgjikës zbulon më të rejat rreth Hazardit

Më: 20 prill 2020 Në ora: 00:41
Eden Hazard

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez thotë se Eden Hazard brenda pak ditëve do të dalë në fushë për të vrapuar.

Rikuperimi i Eden Hazard është duke shkuar shumë mirë.

Është trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ai që ka dhënë lajmin e mirë për tifozët e Real Madridit, që s’kanë nevojë të presin sezonin e ardhshëm ta shohin sërish në fushë Hazardin, pasi belgu do të jetë gati deri në fillim të qershorit.

“Shërimi i Eden po ecën mirë. Ai nuk ka pasur probleme dhe brenda pak ditëve do të vrapojë përsëri”, tha Martinez.

“Ne e dimë që ai do të kthehet më i fortë. Ai ishte me fat që operacioni u zhvillua pak para ndërprerjes së futbollit për shkak të koronavirusit”.

Duke parë që UEFA po insiston për rinisjen e Ligave, dhe nuk pritet të ndodhë të paktën deri në fillim të muajit qershor, 29-vjeçari duket se do të ketë shansin që ende këtë sezon të tregojë veten dhe të ndihmojë Realin të fitojë titullin në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat