Fabregas: Messi do ta mbyll karrierën te Barcelona

Futboll

Fabregas: Messi do ta mbyll karrierën te Barcelona

Më: 20 prill 2020 Në ora: 08:25
Lionel Messi dhe Cesc Fabregas

Cesc Fabregas ka hedhur poshtë mundësinë për largimin e Messi nga ‘Camp Nou’.

Emri i argjentinasit Lionel Messi, tash e disa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Sipas raportimeve nga Spanja, thuhej se lojtari ka një klauzolë në kontratën e tij që i jep mundësi që të largohet nga Barca në vitin 2021.

Por, ish shoku i tij i skuadrës, Cesc Fabregas, beson që gjithçka është në nivel spekulimesh dhe Messi do ta mbyll karrierën në Barcelonë.

“Unë flas me Messi dhe ideja e tij ka qenë gjithmonë që ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona”, ka thënë Fabregas për ‘Cadena Cope’.

“Shumë gjëra mund të ndodhin në një klub, por unë kam besimin e plotë se karriera e tij do të përfundojë te Barca”, ka shtuar spanjolli.

Messi i bashkohej skuadrës së Barcelonës qysh kur ishte 13 vjeçar dhe ka qenë në ‘Camp Nou’ që atëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat