De Biasi zbulon arsyen e largimit nga kombëtarja e Shqipërisë

Futboll

De Biasi zbulon arsyen e largimit nga kombëtarja e Shqipërisë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 09:23
Gianni De Biasi

Gianni De Biasi, trajneri që do të mbahet mend gjithmonë te kombëtarja e Shqipërisë, ka zbuluar disa detaje interesante nga e kaluara.

De Biasi ishte trajneri që i siguroi kombëtares ‘Kuqezi’ kualifikimin e parë në një Kampionat Evropian, në vitin 2016.

Por, në kualifikueset e botërorit 2018, De Biasi la stolin e kombëtares së Shqipërisë. Së fundmi, ai ka zbuluar arsyen pse bëri një gjë të tillë.

U largova nga Shqipëria sepse kisha qenë aty për pesë vite e gjysmë. Ishim në pozitën e tretë në grup, por kishim Spanjën dhe Italinë”, ka thënë De Biasi fillimisht.

“I thash presidentit se unë do të largohem, për t’i lënë hapësira pasuesit tim që të punojë në disa ndeshje me djemtë, para Ligës së Kombeve. Nuk kisha motivim, më duhej një rifillim”, ka shtuar tutje italiani.

De Biasi është i papunë që kur u largua nga Alaves në nëntorin e vitit 2017. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat