Princi arab kryen pagesën, e blen skuadrën e madhe angleze

Futboll

Princi arab kryen pagesën, e blen skuadrën e madhe angleze

Më: 20 prill 2020 Në ora: 11:39
Newcastle United

Miliarderët nga Arabia Saudite kanë kryer tashmë pagesën prej 300 milionë funta për të marrë pronësinë e skuadrës nga Premierliga, Newcastle United.

Paratë tashmë janë shkëmbyer dhe fokumentat janë nënshkruar derisa procesi I sipërmarrjes prite të zgjasë deri në katër javë.

Nëse gjithçka shkon në rregull siç është planifikuar, fondi saudit do të jetë pronar i 80% të aksioneve derisa nga 10% do t’ kenë Amanda Staveley dhe David e Simon Reuben.

Yasir Al-Rumayyan do të bëhet kryetari i ri i Newcastle nëse marrëveshja përfundohet.

Al-Rumayyan është guvernatori i Fondit të Investimeve Publike Arabe Saudite (PIF), kryetari i Saudit Aramco, ndërmarrja më e madhe e naftës në botë – dhe anëtar i bordit të Uber.

Mike Ashley do të heqë dorë përfundimisht nga kontrolli pas mbretërimit të tij thellësisht jopopullor 13-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat