Mallorca arrin marrëveshjen, nëse anulohet La Liga, pagat e lojtarëve dhe trajnerit me 15% reduktim

Futboll

Mallorca arrin marrëveshjen, nëse anulohet La Liga, pagat e lojtarëve dhe trajnerit me 15% reduktim

Më: 20 prill 2020 Në ora: 12:05
Ilustrim

Skuadra nga La Liga, Mallorca, ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me lojtarët dhe stafin e trajnerëve.

Sezoni i La Liga, njësoj si i të gjitha ligave të tjera në Evropë, vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Përhapja e pandemisë Covid-19 dhe frika e një vale të dytë po bën që të ketë dyshime të mëdha mbi atë se a duhet filluar sezoni. Por, kriza ekonomike e skuadrave është rreziku tjetër. Kështu, Mallorca është siguruar të ketë një marrëveshje me lojtarët dhe stafin e trajnerëve.

‘Marca’ raporton se Mallorca ka marrëveshje me lojtarët dhe stafin e trajnerëve, që në rast se sezoni i La Liga anulohet, atëherë pagat do të jenë me 15% reduktim.

Këtë lajm skuadra e ka konfirmuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Me 11 ndeshje para fundit të sezonit, Mallorca zë vendin e 18-të në tabelën e La Liga, me 25 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat