Juventus me ofertë të ‘çmendur’ për Mauro Icardin

Futboll

Juventus me ofertë të ‘çmendur’ për Mauro Icardin

Më: 20 prill 2020 Në ora: 13:24
Mauro Icardin

Juventus ofron dy lojtarë për Mauro Icardin.

Juventus është gati të bëjë maksimumin për të siguruar shërbimet e Mauro Icardi.

Paris Saint Germain janë gati të blejnë kartonin e Mauro Icardi, në mënyrë që të sigurojnë një shkëmbim të madh me Juventus.

Parisienët kanë mundësi ta sigurojnë kartonin e lojtarit për 70 milionë euro, dhe këtë pritet ta bëjnë, në mënyrë që pastaj të operojnë me kartonin e tij.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Leonardo, drejtori sportiv i PSG, planifikon të ulet për bisedime me Juventus, për të gjetur ndonjë zgjidhje, transmeton lajmi net.

Juve pritet të ofrojë Alex Sandro dhe Miralem Pjanic, për të siguruar shërbimet e argjentinasit.

Mbetet të shihet nëse një shkëmbim i tillë do të finalizohet gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat