Frika nga Koronavirusi prek edhe Mourinhon, shikoni ku ka vendosur të flejë trajneri portugez

Futboll

Frika nga Koronavirusi prek edhe Mourinhon, shikoni ku ka vendosur të flejë trajneri portugez

Më: 20 prill 2020 Në ora: 19:03
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka vendosur që të jetojë në qendrën stërvitore të Tottenhamit këto kohë pandemie së bashku me stafin e tij më të ngushtë, për t’i qëndruar sa më larg familjes.

Ditën e shtunë, tekniku portugez u fotografua teksa bënte një xhiro i shoqëruar nga stafi i tij në qendrën stërvitore të “Spursave”, ku ai ka vendosur të jetojë prej disa ditësh.

Mou u fotografua nën shoqërinë e trajnerit të portierëve Nuno Santos dhe takticienit Rikardo Formosinjo.

Portugezi është kritikuar në fillim të këtij muaji pasi theu rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria, duke mbajtur një seancë stërvitore në një park publik të Londrës për mesfushorin Tangui Ndombele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat