Mësohet data e rifillimit të sezonit në La Liga

Futboll

Mësohet data e rifillimit të sezonit në La Liga

Më: 20 prill 2020 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

9 ose 10 maji do të jetë dita kur ekipet spanjolle do të rikthehen në stërvitje. Lajmi është bërë i ditur nga ‘El Chiringuito de Jugones’.

Sipas gazetarit Josep Pedrerol, La Liga planifikon të rinisë me 6 e 7 qershor, çka do të thotë se ekipet kanë kohë pothuajse një muaj për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit.

Si në Spanjë, ashtu edhe çdo vend tjetër në botë, gjithçka është ndalur, për shkak të pandemisë.

Mirëpo, rikthimi nuk duket tashmë i largët, edhe Italia dhe Anglia planifikojnë të rinisin sezonin në qershor.

Kurse Ligue 1 dhe Bundesliga, natyrisht se gjithashtu mund të rinisin në qershor, por deri më tani nuk ka data të sakta apo të paktën supozime nga mediat gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat