Ideja e ish-portierit Lehman: Bundesliga të luhet me tifozë, të ulen 10 metra larg njëri-tjetrit

Futboll

Ideja e ish-portierit Lehman: Bundesliga të luhet me tifozë, të ulen 10 metra larg njëri-tjetrit

Më: 20 prill 2020 Në ora: 22:03
Jens Lehman

Jens Lehman, ish-portieri i Borussia Dortmundit dhe Arsenalit, ka hapur diskutime me deklaratën e tij të fundit, teksa thotë se me rikthimin në fushë të Bundesligës, dyert e stadiumeve duhet të hapen, por kjo do të kërkojë disa sakrifica.

“Përse në një stadium si “Allianz Arena” që ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh të mos hyjnë 20 mijë persona? Një distancë prej 10 metrash do të ishte mëse e mjaftueshme për të shmangur infektimin. Tifozët nuk do të kishin kontakt mes tyre”, ka thënë ai për Sport1, duke bërë që të nxehen jo pak komentuesit.

Një muaj më parë ish-portieri i Kombëtares së Gjermanisë, ishte bërë protagonist në një tjetër çështje, kur pat thënë: “Është më mirë të qëndrosh në shtëpi apo të humbasësh punën dhe të shohësh një kompani të suksesshme që falimenton”, fjalë që u thanë në pikun e shpërthimit të pandemisë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat