Flet zyrtari i lartë italian: Mos të jepet Scudetto, nëse nuk përfundohet sezoni

Futboll

Flet zyrtari i lartë italian: Mos të jepet Scudetto, nëse nuk përfundohet sezoni

Më: 20 prill 2020 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI), Giovanni Malago ka deklaruar për “Alanews” në rast se nuk përfundohet sezoni aktual, atëherë Skudetoja (titulli në Itali) nuk duhet të jepet.

Teksa pranon se presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ndodhet në një situatë të vështirë, Malago thekson se qëndrimin e tij për përfundimin e sezonit aktual nëse janë kushtet e duhura ja ka bërë të ditur edhe atij.

“Futbolli ka të drejtën dhe detyrën për të bërë atë që i duket më e drejta. Për Serinë A është e drejtë dhe detyrim të përfundojë sezonin, nëse i duket e përshtatshme.

Gravina është në qendër të një situate të vështirë, por ai e di qëndrimin tim. Mendoj se ka qenë shumë korrekt në qëndrimet e tij dhe s’kam ç’të shtoj. Është e drejtë të mos jepet Skudeto? Kjo është e vetmja gjë që kam thënë dhe më duket normale, nëse nuk arrihet të mbyllet sezoni,” tha Malago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat