Arbër Zeneli zbulon prapaskenat e merkatos: Nëse do të më kërkonte Ajax do të shkoja në këmbë

Futboll

Arbër Zeneli zbulon prapaskenat e merkatos: Nëse do të më kërkonte Ajax do të shkoja në këmbë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 00:05
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli është një nga lojtarët shqiptar që luan në Francë. Sulmuesi aktivizohet me Reims, por disa muaj më parë pësoi një dëmtim të rëndë në gju duke këputur ligamentin.

Ndalesa e futbollit prej pandemisë është në favor të Zenelit që është rikuperuar dhe gati për të dhënë kontributine tij për ekipi francez dhe Kosovën. Në një prononcim Zeneli zbulon se ka pasur interesim nga Chelsea, por jo ofertë zyrtare.

“Ka pasur interesim të madh nga Chelsea dhe kjo gjë më bënte mua krenar. Chelsea u interesuar shumë, por në fund nuk erdhi ajo oferta zyrtare që prist Heerenveeni dhe unë dhe kësisoj iu bashkova Reimsit.

Ka pasur raportime për interesimin e Ajaxit, por ofertë zyrtare jo. Nëse do të më kërkonte Ajaxit do të nisesha në këmbë për në Amsterdam”, u shpreh Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat