Rummenigge nuk është i shqetësuar, pavarësisht polemikave ‘Neuer do të rinovojë kontratën’

Futboll

Rummenigge nuk është i shqetësuar, pavarësisht polemikave ‘Neuer do të rinovojë kontratën’

Më: 21 prill 2020 Në ora: 00:58
Karl-Heinz Rummenigge

Bayern Munich është i bindur se Manuel Neuer do të nënshkruajë rinovimin e kontratës me klubin, sipas shefit ekzekutiv, Karl-Heinz Rummenigge.

Portieri ka qenë i lidhur me një largim nga kampionët e Bundesligës me kontratën që i skadon në verën e 2021.

Chelsea ka qenë klubi që është interesuar më shumë me gjermanin, por Rummenigge thotë se tifozët e Bayernit nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar.

“Jam optimist se do të gjejmë një zgjidhje në fund dhe se Manuel Neuer do të nënshkruajë një kontratë të re”, tha ai.

“Ne kemi portierin më të mirë në botë dhe tashmë kemi fituar gjithçka me të”.

Neuar ditë më parë kritikoi ashpër Bayernin pasi të dhëna të hollësishme nga bisedimet për kontratën e tij u publikuan në media.

“Të gjitha bisedat që i kam pasur që prej vitit 2011 gjithmonë janë mbajtur me besim të madh. Kurrë asgjë nuk është zbuluar. Por tani janë zbuluar detaje nga bisedimet e tanishme dhe janë dalë në media, të cilat shpesh as që janë të vërteta. Kjo më bezdis. Unë nuk e njoh kështu Bayernin”, kishte thënë Neuer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat