Seria A del me një komunikatë, a do të vazhdohet sezoni?

Futboll

Seria A del me një komunikatë, a do të vazhdohet sezoni?

Më: 21 prill 2020 Në ora: 12:17
Ilustrim

Seria A mbetet e angazhuar për të përfunduar sezonin, edhe nëse do të jetë pas dyerve të mbyllura mes pandemisë koronavirus.

Liga u pezullua për kohë të pacaktuar në mars për shkak të COVID-19 dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) tashmë ka deklaruar se sezoni 2019/20 nuk do të rifillojë derisa të mund të garantohet shëndeti dhe siguria e të gjithë interesuarve.

Ministri i sportit italian Vincenzo Spadafora po shpreson të konfirmojë 4 majin për rikthimin në stërvitje të Serisë A sa më shpejt që të jetë e mundur, me kufizimet aktuale të lëvizjes dhe aktiviteteve në natyrë të vendosura për të përfunduar më 3 maj.

Ka pasur raporte që shtatë klube, përfshirë Torino dhe Sampdoria, janë kundër rifillimit të sezonit, por Lega Serie A lëshoi një deklaratë të hënën.

“Këshilli i Lega Serie A që u mblodh sot njëzëri konfirmoi qëllimin e tij për të përfunduar sezonin 2019/2020, nëse qeveria lejon që ajo të zhvillohet në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë”.

“Rifillimi i aktivitetit sportiv, në të ashtuquajturën Faza 2, do të zhvillohet në përputhje me rregulloret e përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, me vendimet e FIGC, si dhe në përputhje me protokollet mjekësore për mbrojtjen e futbollistëve dhe të gjithë profesionistët”, thuhet ndër të tjera në reagimin e FIGC. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat